
E reja i shkruan psikologes: Ndjehem e pavlerë. A është problem mendor!
Dritare.net
Përshëndetje!
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 23 vjeç. Ndjehem shumë e pavlerë. Po më shqetëson shumë gjendja ime kohët e fundit saqë kam filluar të qëndroj edhe vetëm. Ju lutem më jepni disa këshilla.
Psikologia Enertila Bekteshi, përgjigjet!
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Nëse ndiheni e pavlerë, mund të jeni duke kaluar një periudhë të keqe në jetën tuaj. Megjithatë, kur këto ndjenja të pavlefshmërisë lindin vazhdimisht, ato mund të pasqyrojnë një problem të shëndetit mendor. Prandaj është e rëndësishme të analizoni atë që ndjeni dhe mendoni për të gjetur se çfarë fshihet pas saj Ka disa arsye të zakonshme që njerëzit mund ta ndiejnë këtë ndjenjë të pavlefshmërisë. Mund të jetë e vështirë të kuptojmë pse po na ndodh Nëse mendoni se kjo po ju ndodh dhe se po ju ndikon është e rëndësishme t'i eliminoni këto mendime, sepse nuk ia vlen të merreni me to. Të kesh një qëllim të qartë në jetë mund t'ju ndihmojë të ndiheni më mirë me veten tuaj. Kur kalon shumë kohë duke e krahasuar veten me të tjerët, është normale që të përfundosh të ndihesh e padobishme. Arsyeja është se normalisht, se kur përballemi ne gjithmonë priremi të fokusohemi në aspektet negative dhe jo në realitet.
Në këndvështrimin tim do të doja t’u shprehja disa ide të cilat mund të jenë të dobishme për të filluar për t’u ndjerë mirë. Mendoj se njerëzit që fillojnë të ndihen të pavlerë shpesh kanë mendime negative ose dialog të brendshëm, ndaj flisni me mirësi për veten tuaj, pra kur besoni se keni një dialog të brendshëm negativ, mundohuni për t'i riformuluar këto mendime në një mënyrë më pozitive ose realiste. Mendoj se duhet t’i analizoni shqetësimet tuaja. Filloni të kuptoni se nga vijnë këto emocione, çfarë ndodh dhe si ndikojnë ato Ndonjëherë ne nuk i kuptojmë të gjitha gjërat pozitive në jetën tonë. Ndaj është mirë që të jemi mirënjohës dhe të reflektojmë. Nëse këto ndjenja janë të vazhdueshme, shqetësuese ose e bëjnë jetën e përditshme të vështirë, është e rëndësishme t'i drejtoheni një profesionisti të shëndetit mendor. pasi ka masa që mund t'ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. Psikoterapia do t'ju ndihmojë të menaxhoni këto emocione dhe të rifitoni vetëbesimin. Uroj shumë që kjo gjendje t'ju kalojë sa më shpejt, gjithë të mirat./dritare.net

















