
E shoh jetën vetëm terr. Si ta kaloj këtë krizë!
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila!
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 28-vjeç. Jeta deri para një viti për mua ka qenë e qetë, por tani më jo. Më duket sikur çdo gjë vështirohet dhe unë po kaloj kriza apo momente vështirësie në të gjitha situatat e jetës. Më duket sikur jam në krizë për çdo aspekt. Nuk shoh asgjë pozitive, a është normale? Punë të mbarë e suksese.
Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!
Përshëndetje lexuesja jonë, ju falënderoj që na besoni problematikën tuaj!
Cilado qoftë arsyeja e problemeve të shumta të jetës apo të krizave, nuk ka rrugë të shkurtra që të lejon të kapërcesh momentin kritik . Prandaj, është e rëndësishme të përpiqeni të filloni të mendoni. Të jetosh një periudhë kritike do të thotë të vësh në dyshim ekuilibrat në të cilët gjendeni dhe që të bëjnë të ndiheni mirë. Kriza shpesh vënë në pikëpyetje rutina tona, ekuilibrin tonë, dhe madje edhe sigurinë tonë fizike dhe psikologjike. Megjithatë, kriza mund të jetë një mundësi reale për të ripërcaktuar dhe rivlerësuar shumë aspekte të ekzistencës sonë. Kriza na shtyn të bëjmë përpjekje për të përmirësuar rrethanat e një problemi dhe për ta zgjidhur atë. Prandaj, duhet të përballemi e të provojmë zgjidhje të reja,duhet të kërkoni alternativa dhe mundësi të reja.
Për të kapërcyer një periudhë kritike, fillimisht duhet të vlerësojmë rrethanat që na kanë vënë në krizë, më pas të kufizojmë problemin, të gjejmë arsyet e krizës dhe të gjejmë objektiva të reja. Kjo do t'u japë një rimotivim për të përmirësuar rrethanat. Mendoj se duhet të kufizoni problemet dhe të gjeni mënyra të reja. Një situatë e vështirë vë në pikëpyetje ekuilibrat e vjetër, Megjithatë,situata kritike mund të kapërcehen duke përcaktuar qëllime të reja për të shëruar të vjetrat dhe për të krijuar situata të reja. Ftesat për darkë, dhuratat, miqësitë e gjata mund të bëhen synime të reja për të rigjallëruar jetën.
Mendoj se duhet të gjeni motivime të reja dhe filloni të veproni drejt qëllimeve të reja. Për të dalë nga një moment i vështirë dhe për të kapërcyer një krizë, është thelbësore që më në fund të veprohet me qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Për ta bërë këtë, është thelbësore ta trajtoni atë me vullnet dhe të shmangni shpërqendrimet. Prandaj, duhet të kultivoni vullnetin duke vepruar në mënyrë të vazhdueshme dhe dita-ditës. Dalja nga një periudhë kritike ose një situatë e vështirë kërkon metodë, përkushtim dhe vendosmëri. Besoj shumë se do të arrini të bëni diçka me veten tuaj, shpresoj shumë që këndvështrimi im t'u ndihmojë. Gjithë të mirat./dritare.net

















