
Fëmija im adoleshent po bëhet shumë agresiv ndaj meje. Si të veproj? Përgjigjet psikologia!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila,
Unë që po ju shkruaj jam nënë e një adoleshenti .Jam e shqetësuar për sjelljen e tij
shumë agresive ndaj meje.Nuk po di si të sillem me të. Kërkoj nga ju një opinion ju
lutem. Faleminderit
Përgjigja e psikologes:
Përshëndetje lexuesja jonë
Problemet e mëdha të adoleshentëve janë gjetja e një vendi në shoqëri dhe në të
njëjtën kohë, gjetja e vetes. Adoleshenca është një moment delikat në rrugëtimin e
rritjes së fëmijëve , sepse vë në dyshim të gjitha siguritë, duke filluar nga ato që
lidhen me ndryshimet trupore. zhvillimit të pubertetit e të tjera.Agresiviteti, ndaj
prindërve, është mjaft karakteristik për rrugën e adoleshencës .
Gjatë këtij procesi normalisht ndodhin gjendje të ndryshme emocionale si
zemërimi ndaj prindërve , faji për largimin prej tyre. Unë mendojë se menaxhimi
juaj në këtë situatë duhet të bëhet me fleksibilitet .Diskutimet do të jenë të
ndërlikuara nëse nuk janë mjaftueshëm fleksibël . Mendoj se do të duhet të pranoni
të heqin dorë nga të qenit modeli i vetëm referues .
Nëse autonomia e fëmijës nxit ndjenjat e pamjaftueshmërisë, të mos kontrolluarit ,
të humbjes, te pasigurisë , këto do të jenë të vështira për t'u përballur dhe
menaxhuar. Mendoj se duhet të bëni sa më shumë përpjekje për të dëgjuar dhe për
të dhënë ndihmë aty ku djali juaj nuk mundet.
Në përgjithësi, është mirë të ruash qetësinë dhe të mos reagosh ndaj reagimeve
agresive të fëmijës adoleshent, të heqësh dorë nga ofendimet, të cilat shpesh janë
përpjekje për të pohuar një këndvështrim personal, të ndryshëm nga ai familjar.
Mendojë se duhet të bëni përpjekje për të dëgjuar dhe pranuar ndryshimet në
marrëdhënie. Nëse mendoni se keni humbur kontrollin e situatës dhe nëse
vëzhgojnë sjellje jofunksionale ose të rrezikshme tek fëmija , ju duhet të
konsultoheni me një profesionist. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu shërbejë. Gjithë të mirat'./dritare.net

















