Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

I dashuri më bën të ndihem e pasigurt! Si të veproj!

I dashuri më bën të ndihem e pasigurt! Si të veproj!

Përshëndetje psikologe Enertila!

Unë që ju drejtohem jam një vajzë që po kaloj momente të vështira me veten time, por ndonjëherë edhe me partnerin tim. Unë jam në një lidhje prej dy vjetësh dhe ka periudha që ndihem e pasigurt në marrëdhënien time me partnerin. Në momente që e diskutoj me të duken situate të pavërteta, por përsëri kthehem në këtë gjendje. Kam një pasiguri në marrëdhënie me të e nuk e kuptoj, por po më shqetëson shumë. Si ta kuptoj të lutem? Ju falënderoj!

Përshëndetje lexues të Dritare.net!

Ndjenja e pasigurisë në një lidhje është një ndjenjë shumë e zakonshme. Ndonëse është normale t'i kesh këto ndjenja ndonjëherë, kur ato janë tepër të pranishme, ka shumë të ngjarë që po i përjetoni sepse nuk keni vetëbesim të mirë. Vetëbesimit jo vetëm që ndikon në marrëdhëniet e dashurisë, por gjithashtu ju bënë të dyshoni në aftësitë tuaja. Për këtë arsye është e rëndësishme të dini se pasiguria në marrëdhënie mund të shkatërrojë lidhjen. Lexuesja jonë njerëzit mund të vuajnë nga pasiguria në marrëdhënie mund të jenë njerëz që kanë qenë në marrëdhënie jo të shëndetshme dhe mund të ndihen të pasigurt për partnerët e tyre të ardhshëm. Arsyeja është se ata kanë përjetuar situata që kanë çuar në vetëbesim të ulët. Frika nga refuzimi nga të tjerët mund t'i bëjë njerëzit shumë të pasigurt në dashuri. Arsyeja është se edhe pengesat ose problemet e vogla mund të shkaktojnë këtë frikë. Duke marrë parasysh shqetësimin tuaj lexuesja jonë në këndvështrimin tim do tu sugjeroja të mundoheni të ndërgjegjësoheni për situatat që mund të shkaktojnë këtë pasiguri.

Analizoni momentet kur ndiheni të pasigurt ose nuk keni besim te partneri juaj. E dashur kur përballeni me mendime mosbesuese në marrëdhënie, përpiquni të kuptoni nëse është e vërtetë apo jo. Duke debatuar me mendimet tuaja, do të prireni të shihni se shpesh nuk ka arsye bindëse për t'i dhënë forcë idesë që keni në mendje. Është e rëndësishme që të përpiqeni të komunikoni me partnerin nëse mendoni se diçka po krijon pasiguri në marrëdhënien tuaj. Mbi të gjitha, është thelbësore të mos fajësoni partnerin për ndjenjat tuaja, por thjesht të thoni se si ju bën të ndiheni një situatë ose sjellje. Bëni një përpjekje për të kuptuar këndvështrimin e partnerit tuaj. Duhet të përpiqeni të kuptoni pozicionin e tij dhe mbi të gjitha t'u besoni fjalëve apo shpjegimeve që ai mbështet. Ndonjëherë mund të jetë e dobishme të diskutoni situatën me miq të besuar ose anëtarë të familjes. Të jetosh me pasiguri, qoftë në dashuri apo me veten, mund të përfundojë duke na ndikuar psikologjikisht. Besimi është një nga themelet e çdo marrëdhënieje të shëndetshme. Uroj shumë që këndvështrimi im të jetë një orientim i vlefshëm për ju./dritare.net