Jam një vajzë që kam shumë vështirsi në marrjen e vendimeve. Çfarë të bëj!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë që kam shumë vështirsi në marrjen e vendimeve qofshin ato të rëndësishme apo edhe të thjeshta.Kjo gjë po më bën tepër të lëkundur në cdo situatë.Ju lutem më thoni dicka.Ju uroj suksese.
Përshëndetje lexuesja jonë
Unë e kuptoj që kjo që ju kërkoni nuk është e lehtë.,por mundohuni të largoheni nga gjendjet tuaja negative. Lexuesja jonë, kur jeni në procesin e zgjedhjes është e rëndësishme të mos e krahasoni veten me askënd, zgjedhja është vetëm e juaja, Bërja e zgjedhjes më të mirë është një qëndrim personal që disa prej nesh e kanë të lindur, dhe mënyra e vetme për të bërë zgjedhjen e duhur është të merrni vendimin vetë pa përfshirë askënd. Kur filloni të dyshoni kjo nuk ju ndihmon të bëni zgjedhjen më të mirë. Nëse dëgjoni zemrën tuaj, duke marrë gjithë kohën që ju nevojitet, nuk do t'ju duhet t'i bëni vetes shumë pyetje.Dua tu sugjeroj se do të ishte mirë nëse do të rehatoheni në një dhomë ku askush nuk mund t'ju shqetësojë dhe të dëgjoni muzikë relaksuese që ju ndihmon të hyni në një dimension tuajin,. Kini besim dhe mos mendoni se mund të zgjidhni gjithçka në pesë minuta, merrni të gjithë kohën e nevojshme. E ardhmja është e vështirë të dihet se çfarë do të ndodhë , por mund te ndodh që ne jemi ajo që mendojmë ,se mendimet tona kthehen në të ardhmen si dëshirojmë të jetë , prandaj është e rëndësishme që të keni gjithmonë mendime pozitive që janë në përputhje me atë që dëshironi dhe do të shihni se jeta ju sjell në harmoni dhe ekuilibër Është thelbësore e dashur lexuesja joë të kesh lirinë për të bërë zgjedhje të rëndësishme në mënyrë që shprehja e vullnetit të mos jetë egoiste, por të dëgjoni brendësinë tuaj. Mbani gjithmonë lirinë tuaj dhe do të arrini qëllimin tuaj. Mos harroni se ju jeni një qenie unike vetëm ju mund ta perceptoni rrugën tuaj, kështu që sa më shpejt të mësoni të veproni dhe të përdorni potencialet tuaja të mëdha, aq më shpejt do të merrni rezultate të shkëlqyera. Përqendrohuni vazhdimisht te pozitiviteti dhe gjithçka që dëshironi, lëreni mendimet e këqija dhe të gjitha problemet që mund të lindin, është qëndrimi me të cilin përballeni ai që bën ndryshimin Ne të gjithë jetojmë sipas qëllimeve tona, vetëm neve na takon ti kuptojmë atë dhe ta çojmë përpara. Unë dëshiroj shumë që tu kem frymëzuae e ndihmuar sadopak me këndvështrimin tim,ju uroj ditë të mbarë./Dritare.net