Më bëhet lëkura me pulla, kur stresohem. E reja kërkon ndihmën e psikologes!
Dritare.net

Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë që kur stresohem më shfaqen probleme në lëkurë. Kur stresohem lëkura ime fillon të skuqet, bëhet pulla-pulla dhe më kruhet. Ju lutem më jepni një këshillë. Faleminderit!
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Lëkura funksionon si një pasqyrë e ekuilibrit tonë emocional kur tensioni grumbullohet ajo mund të manifestohet në sipërfaqe, në mënyra të dukshme dhe shpesh të pakëndshme. Skuqja apo kruajtja nga stresi është një reaksion inflamator i lëkurës që nuk ka të bëjë fare me alergjenët, kimikatet ose agjentët e jashtëm ajo shkaktohet nga stresi emocional. Kur trupi percepton një kërcënim, qoftë një rrezik i vërtetë apo një afat pune urgjent, ai mund të aktivizojë një reagim emergjent. Por kur stresi zgjatet, nivelet e tyre mbeten vazhdimisht të larta dhe këtu fillojnë problemet e lëkurës. Lëkura e njeriut nuk është vetëm një guaskë e jashtme, ajo është plot me qeliza nervore që komunikojnë drejtpërdrejt me sistemin nervor qendror. Kjo do të thotë që emocionet lënë fjalë për fjalë një shenjë në lëkurën tonë, duke ndryshuar barrierën e saj mbrojtëse dhe duke e bërë atë më reaktive ndaj stimujve.
Simptomat e skuqjes apo kruajtjes nga stresi mund të ndryshojnë shumë nga personi në person. Kur shfaqet kjo gjendje gjëja e parë që dëshironi është pak lehtësim. Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë gjëja e parë që mund të bëni është të vendosni kompresa të ftohta që zvogëlon inflamacionin lokal dhe qetëson shpejt kruajtjen. Një banjo e ngrohtë ka veti qetësuese dhe mbrojtëse në lëkurën e irrituar. E dashur lexuesja jonë përdorimi i një xhel të pasur më aloe vera i aplikuar direkt në zonat e prekura për një efekt freskues dhe qetësues ndihmojnë. Ekzistojnë gjithashtu disa faktorë që është më mirë të shmangen, pasi ato mund të përkeqësojnë simptomat, nxehtësia e tepërt, veshjet e ngushta ose sintetike dhe detergjentët e ashpër ose të parfumuar. Nga ana dietike e dashur lexuesja jonë mund të ia vlejë të kufizohet alkooli, ushqimet pikante si toni i konservuar ose domatet, të cilat kanë tendencë të amplifikojnë reagimin e lëkurës.
Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në orare të rregullta, në një mjedis të qetë, mbështet rikuperimin fizik dhe emocional. Një dietë e ekuilibruar, zvogëlimi i përdorimit të zgjatur të pajisjeve dixhitale dhe kultivimi i marrëdhënieve pozitive plotësojnë një pamje më të fortë të mirëqenies. Nëse stresi që nxit reaksionin e lëkurës nuk adresohet, lehtësimi mund të jetë i përkohshëm.
E dashur lexuesja jonë ajo që po përjetoni është mënyra e trupit tuaj për të kërkuar vëmendje një sinjal se diçka brenda jush duhet të dëgjohet. Injorimi i saj nuk e zhduk atë përkundrazi, mund të bëhet më këmbëngulëse. Kujdesi për mirëqenien tënde emocionale ka efekte konkrete dhe të matshme, madje edhe në lëkurën tënde, sepse mendja dhe trupi flasin të njëjtën gjuhë. Nëse mendon se situata juaj nuk shkon drejt përmirsimit kontaktoni me një specialist.Uroj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në situatën tuaj. Gjithë të mirat/dritare.net