
Përshëndetje Psikologe Enertila!
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 26 vjec dhe me një jetë të rregullt si në punë edhe në familje. Problemi im është se kur përballem me situate të reja friksohem. Dua tu them se më kap një gjendje paniku sa herë jam përball një situate të panjohur. Kjo gjendje më shqetëson pasi më ndodh pa e kuptuar dhe më frikson shumë. Të lutem c'mund të më thoni ju? Ju falenderoj.
Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi!
Përshëndetje Lexuesja jonë
Jeta jonë të jep shumë mundësi për të dalë nga zona e rehatisë, por në shumë raste shfrytëzimi i këtyre momenteve mund të jetë i vështirë për shkak të frikës që mund të kemi. Në disa raste, ne mund të mos jemi të vetëdijshëm për këto shqetësime të cilat mund të jenë gjithashtu për shkak të një frike të paarsyeshme nga e reja ose e panjohura.Frika nga e panjohura mund të jetë rezultat i disa shkaqeve. Një nga arsyet më të zakonshme është frika nga dështimi dhe mund të shkaktojë simptoma të ndryshme fizike e psikologjike. Njerëzit me frikë ndaj gjërave të reja mund të përjetojnë marramendje, të përziera, dridhje dhe madje edhe një rritje të rrahjeve të zemrës kur përballen me një situatë të panjohur.Mund të shkaktojë ankth dhe sulme paniku tek ata që vuajnë nga kjo frikë. Kur përballen me një situatë krejtësisht të panjohur, njerëzit me këtë frikë mund të ndihen të shkëputur nga realiteti. Gjithashtu këta njerëz shpesh shmangin situatat e reja për shkak të shqetësimit ekstrem që ndjejnë kur përballen me to .Frika nga e panjohura mund të ketë një ndikim të fortë në jetën e një personi ndaj në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë për të përballuar këtë ndjenjë unë do tu sugjeroja të ekspozoheni gradualisht ndaj gjërave të reja mund t'ju ndihmojë të mësoheni me këto përvoja. Gjeni mënyra për t'u çlodhur lexuesja jonë . Përdorimi i strategjive të relaksimit mund të jetë shumë i dobishëm në trajtimin e simptomave të një frike. Për shembull, frymëmarrja e thellë mund të ndihmojë në uljen e ankthit që ndjeni kur përballeni me diçka të re. Kur keni frikë nga një situatë e panjohur, përpiquni të gjeni një mënyrë për të pushtuar mendjen tuaj pa u fokusuar në simptomat që po përjetoni. Për shembull, shpërqendroni veten duke menduar për aktivitetet tuaja të preferuara ose momentet që keni përjetuar gjatë javës. E dashur lexuesja jonë kujdesuni për veten, stërvitjet e përditshme dhe kushtimi i disa minutave në ditë vetes mund t'ju ndihmojnë të keni më shumë mundësi për të përballuar frikën nga e reja.Lexuesja jonë nëse mendoni se keni provuar gjithçka dhe asgjë nuk ka funksionuar, është e rëndësishme të kontaktoni me një psikolog. Terapia mund të jetë shumë efektive në të mësuarit e strategjive për t'u marrë me simptomat e kësaj frike dhe në njohjen e shkakut origjinal të frikës. Frika nga e panjohura mund të ketë një ndikim shumë negativ në jetën tuaj. Në fakt, ata që e përjetojnë mund të humbasin mundësitë, marrëdhëniet ose përvojat që mund të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së tyre.Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak.Gjithë të mirat./dritare.net

















