Më streson çdo njeri, edhe ata që sillen mirë. A është ky një problem psikologjik!
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila
Unë që të shkruaj jam një vajzë e cila kam filluar të kem një problem. Problemi im është se nëse dikush mundohet shumë herë të sillet mirë me mua, unë përsëri nuk kam interes apo ndiej mërzi. Filloj të ndihem e stresuar dhe ndihem keq me veten time. Nuk e kuptoj as mundem ta kontrolloj këtë gjendje, të lutem më thoni diçka.
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Mund të ndodhë që nëse dikush na trajton mirë, të ndiejmë bezdisje ndaj tij. Nëse dikush kujdeset për ne, është i sjellshëm, ai mund të krijojë nevojën për kujdes tek ne, pra të krijojë një lidhje me ne. Por nëse në të kaluarën kemi marrë përgjigje të cilat na kanë bërë të ndihemi keq kur kemi pasur nevojë për kujdes do të jetë normale që një shqetësim të riaktivizohet. Ky shqetësim mund të na bëjë të perceptojmë tjetrin si të keq abuzues, braktisësh siç na ka ndodhur në të kaluarën. E dashur lexuesja jonë është e rëndësishme dhe e guximshme t'i pranosh këto dinamika brenda vetes nëse ndodhin. Ilaçi për një zemër të plagosur është një zemër që shërohet. Nëse dikush kujdeset për ne, duke bërë përpjekje për të kuptuar se si ndihemi, ai mund të gjejë harmoninë që nuk zgjon më tek ne mekanizmin e refuzimit të sulmit. Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë ju mund të përpiqeni të njihni mekanizmin kur ndodh, duke gjetur një mënyrë për të distancuar veten nga dinamika e sulmit apo e refuzimit duke bërë kontakte me emocionet më të thella dhe të vërteta. E dashur lexuesja jonë opinion im është se duhet t'i lejoni vetes të ndjeni dashurinë në drejtim të vetes dhe ndaj tjetrit. Gjithashtu mundem tu them se këto ndjenja shërohen. Shpresoj që kjo gjendje tu kaloj shpejt dhe këndvështrimi im tu ndihmojë sado pak. Gjithë të mirat!/dritare.net