
Nëse ju kërcasin dhëmbët, duhet të lexoni këtë këshillë të psikologes!
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila!
Unë që ju shkruaj jam një djalë 23 vjeç. Prej kohësh ndiej që gjatë gjumit më kërcasin dhëmbët. Nga mendoni ju se vjen dhe ç’mund të bëj? Ju falënderoj e suksese!
Përshëndetje lexues të Dritare.net!
Kërcitja e fortë e dhëmbëve, mund të ndodhë, si gjatë gjumit ashtu edhe kur jemi zgjuar, jashtë vullnetit tonë.
Gjatë gjumit, zgjat disa sekonda, por përsëritet shpesh, zakonisht në fazat e hershme të gjumit. Pasojat mund të jenë të rënda, përveç problemeve të shumta me dhëmbët dhe mishrat, mund të ketë dhimbje koke , puçrra në fytyrë, marramendje, tringëllima në veshë deri në ndryshme muskulo-skeletore në fytyrë. Shkaqet kryesore të këtij fenomeni mund të jenë stresi apo tensionet emocionale. Është e rëndësishme të kuptojmë origjinën e tensionit emocional , në mënyrë që të përpiqemi ta eliminojmë dhe, të jetojmë më mirë dhe me më shumë qetësi.
Unë sugjeroj disa ushtrime të thjeshta relaksimi .Kështu para se të bini në gjumë merrni frymë ngadalë duke menduar imazhe pozitive ose relaksuese, duke menduar për gjëra të bukura që të japin qetësi, duke u fokusuar në ëndrrat e bukura të netëve të mëparshme. Ka shumë manifestime neurotike tike ose zakone të këqija janë të rrënjosura thellë dhe të pamundura për t'u eliminuar. Do të ishte e shëndetshme që ju të jetonit me më shumë qetësi dhe të kishin një qëndrim mendor të bazuar në pozitivitet dhe proaktivitet. Nuk duhet shumë për të jetuar mirë, pavarësisht stresit apo problemeve.
Qetësia dhe zgjidhjet për çdo gjë janë brenda nesh, thjesht duhet t'i nxjerrim jashtë, pa frikë, pa qenë nevoja t'i drejtohemi domosdoshmërish zgjidhjes më të lehtë . Ka një botë të brendshme që vazhdimisht na drejton drejt ndjenjës së mirë, ndonjëherë ajo shprehet në mënyrë të dhimbshme, me simptoma që ne i interpretojmë si të këqija, herë me ankthe, me zakone të këqija ose me mendime të këqija, në realitet thjesht përpiqet të na paralajmërojë. Këto janë shenja të diçkaje të gabuar, përpiquni ti vendosni në rrugën e duhur, ky dhe vetëm ky është kuptimi i çdo shqetësimi emocional, nervor, të sjelljes dhe psikologjik, na takon ne ta pranojmë dhe ta kuptojmë. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t'u vij në ndihmë. Gjithë të mirat!/dritare.net

















