Nuk i besoj vetes. Psikologia këshillon të renë!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila
Unë që ju drejtohem jam një vajzë që jam shumë e pavendosur dhe më ndodh gjithmonë të mos i besoj vendimeve të mia. Ka disa muaj që jam kështu dhe çdo ditë e më tepër po ndihem keq me veten time. Më jepni një këshillë!
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!
Përshëndetje lexues të Dritare.net!
Ka shumë situata që mund të shkaktojnë pavendosmëri. Të qenit i pavendosur mund të jetë për shkak të shumë shkaqeve të ndryshme. Por, nëse ju jeni të pavendosur në periudha të caktuara të jetës suaj mund të jetë se kjo vështirësi në marrjen e vendimeve është për shkak të disa faktorëve, por normalisht është e lidhur ngushtë me frikën e dështimit dhe mungesën e besimit. Ka shumë situata që mund të shkaktojnë pavendosmëri .Frika nga dështimi mund të bëj një person të pavendosur.
Njerëzit që ndihen rehat ose e kanë më të lehtë marrjen e vendimeve janë kështu sepse e shohin atë si një mundësi për të mësuar dhe për t'u rritur në situata të caktuara. Njerëzit që kanë frikë nga dështimi ose që i lidhin gabimet me vendime të këqija, mund të përfundojnë duke u bërë shumë të pavendosur. Personat që vuajnë nga një problem i vetëbesimit të ulët mund të përjetojnë shumë vështirësi në marrjen e vendimeve. Kjo ndodh sepse marrja e një vendimi të keq mund të ketë një ndikim negativ në vetëvlerësim. Kur një person vazhdimisht shqetësohet për atë që mendojnë të tjerët kjo mund të përfundojë duke çuar në një gjendje pavendosmërie .Shumë njerëz mund të përfundojnë të fiksuar pas një rezultati të lënë mënjanë për gjërat që i interesojnë vërtet.
Kjo do të thotë se kur fillojmë të humbasim qëllimet tona reale ose më të thella, mund të përfundojë duke na bërë të ndihemi të pavendosur në shumë aspekte. Pavendosmëria mund të jetë një simptomë që lidhet edhe me çrregullime të shëndetit mendor, mund të jetë një simptomë e zakonshme e çrregullimit depresiv si dhe mungesa e vëmendjes, problemet e kujtesës dhe shpërqendrimi. Nëse ju e dashur lexuesja jonë e keni të vështirë të merrni vendime dhe dëshironi të dini se si të jeni më të vendosur në këndvështrimin tim unë do tu sugjeroja ta harroni frikën.
Shumë njerëz mund të përfundojnë me vështirësi në marrjen e vendimeve sepse priren të mbianalizojnë ndaj do të jetë më mirë të përshtateni me emocionet tuaja. Është e rëndësishme që të përpiqeni të imagjinoni se si do të ndiheni në secilën prej mundësive e mendimeve që keni në mendje. Ajo që do t'ju bëjë të ndiheni më mire. Për t'u bërë më të sigurt në aftësitë tuaja, mund të provoni të praktikoni marrjen e vendimeve të vogla çdo ditë. Mund të vendosni se çfarë të hani për drekë ndryshe nga zakonisht ose në cilën rrugë të shkoni për të shkuar . Kjo do t'ju ndihmojë të keni më shumë vetëbesim.
E dashur lexuesja jonë ndonjëherë vendimet mund të duken shumë më të rëndësishme se sa janë në të vërtetë. Duke pasur parasysh rëndësinë që i kushtojmë bërjes së një gabimi, mund të ndihmojë të provoni të pyesni veten nëse ky vendim do të ketë vërtet rëndësi. Nëse po, duhet të keni parasysh gjithashtu se shumë vendime janë të kthyeshme.
E dashur lexuesja jonë kultivoni vetëvlersimin tuaj . Në shumë raste pavendosmëria lidhet me faktin se ne nuk i japim vetes rëndësinë që meritojmë. Duke marrë parasysh aftësitë tuaja vendimmarrëse do t'ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt në mundësitë që zgjidhni. Nëse mendoni se pavendosmëria është konstante në jetën tuaj , është e rëndësishme të kontaktoni me një specialist të shëndetit mendor. Specialisti do t'ju ndihmojë të fitoni më shumë besim në vendimet tuaja dhe për këtë arsye të mos keni frikë të merrni një vendim. Kur përballemi me një vendim , qoftë i rëndësishëm apo jo, është e rëndësishme të kemi parasysh se ne gjithmonë mund të bëjmë gabime, por që dështimet janë gjithashtu një mundësi për t'u rritur dhe për të mësuar më shumë për atë që duam dhe dëshirojmë në jetën tonë. Uroj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak në situatën tuaj .Gjithë të mirat!/dritare.net