Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Nuk jam fare tip social dhe kjo s’më pëlqen. Çfarë të bëj? 

Nuk jam fare tip social dhe kjo s’më pëlqen. Çfarë
Përshëndetje Psikologe Enertila!
Unë që ju drejtohem jam një djalë që e ndiej se nuk jam social me të tjerët. Kjo situate nuk po më pëlqen te vetja ime ndaj do të doja të dija diçka më shumë rreth saj. Ju falënderoj e punë të mbarë.


Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi!
Përshëndetje lexuesi ynë
Mënyra më e mirë për t'u bërë një person më social është të mos keni frikë nga gjykimet e të tjerëve dhe të përpiqeni të jeni rehat kur jeni duke folur me të tjerët. Të jesh më i shoqërueshëm me të tjerët nuk do të thotë të përpiqemi t'i kënaqim njerëzit rreth nesh me çdo kusht. Në të vërtetë, thjesht do të thotë të respektosh më shumë veten dhe të përpiqesh të relaksohesh në situata sociale. Me dëshirën për t’u ndihmuar në këndvështrimin tim do tu orientoja që të mos mundoheni të përmbushni pritshmëritë e të tjerëve. Lexuesi ynë për t'u bërë një person më i shoqërueshëm është thelbësore të përpiqeni të dilni nga vetja juaj, zona e rehatisë. Në fakt, të qenit më miqësor me të tjerët është diçka që mund të mësohet. Të gjithë njerëzve u pëlqen të ndihen të parë dhe të dëgjuar. Kjo është një mënyra e mirë për t'u lidhur me të tjerët, të dëgjoni me kujdes atë që të tjerët duan t'ju thonë. Lexuesi ynë dalja nga zona juaj e rehatisë mendoj se do t’u ndihmojë, takimi me njerëz të rinj dhe fillimi i të qenit një person më social duhet të jetë diçka që do tu ndihmojë dhe të dilni jashtë rutinës suaj. Është normale që kur ndryshoni atë që jeni mësuar të bëni, mund të ndiheni të frikësuar dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë do t'ju ndihmojë të bëheni më miqësor me të tjerët. Lidhja me të tjerët është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies sonë të përgjithshme, por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë e lehtë. I dashur, zhvillimi i aftësive sociale është një proces gradual që nuk ndodh brenda natës. Unë uroj shumë që situate juaj të kalojë sa më shpejt. Gjithë të mirat për ju!/dritare.net