Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Pse kam vetëm mendime negative. Përgjigjet psikologia!

Pse kam vetëm mendime negative. Përgjigjet psikologia!

Përshëndetje Psikologe Enertila!

Unë që ju shkruaj jam një vajzë 24 vjeç dhe jam në punë. Problemi im është se në pjesën më të madhe të ditës më vijnë mendime negative. Mërzitem shumë dhe bie në një gjendje të keqe nga kjo situatë. Ju lutem me thoni diçka për këtë që më ndodh. Faleminderit!

Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet

Përshëndetje lexuesja të Dritare.net

Mendimet negative janë aq të dëmshme sa mund të ndikojnë në të gjitha aspektet e jetës sonë. Shumë prej tyre janë të lidhura me të kaluarën. Mendimet negative janë si një zë të brendshëm mjaft i bezdisshëm. Mendimet negative mund të bëhen shumë të dëmshme dhe mund të ndikojnë në të gjitha fushat e jetës sonë. Kur nxitet negativiteti e dashur lexuesja jonë fillon një rreth vicioz në të cilin mendimet negative përforcojnë emocionet negative, të cilat nga ana tjetër çojnë në veprime negative. Mendimet negative mund të shqetësojnë, mendime që fshehin problemet e vetëvlerësimit, mendime që fshehin traumat e fëmijërisë ,mendime që fshehin pjesë të vetes që janë të vështira për t'u pranuar, mendimet që fshehin aspekte të jetës që na bëjnë të shqetësuar dhe të frikësuar. E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim në mënyrë që mendimet negative të zvogëloheshin do të sugjeroja që ju të bëheshit më të vetëdijshëm për mendimet tuaja.

Do t’ju orientoja të jetoni të tashmen lexuesja jonë. Mendimet negative rrallë kanë të bëjnë me atë që në të vërtetë po ndodh në të tashmen. Negativiteti lind për shkak të preokupimit tonë me të kaluarën dhe të ardhmen. Por duhet të kemi parasysh se vetëm momenti i tanishëm është i vërtetë. Lexuesja jonë ndryshoni një mendim negativ me një mendim pozitiv. Mundohuni t'i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh në mendjen tuaj dhe përpiquni të ndryshoni çdo mendim negativ për një mendim pozitiv ose për ndonjë përvojë pozitive nga e kaluara. E dashur lexuesja jonë do tu sugjeroja gjithashtu të merreshit me punë shtëpie , pasi është e pamundur të mendosh qartë në një mjedis të rrëmujshëm ,kur shtëpia është e rregullt ju keni mundësi të merreni me gjendjen tuaj të brendshme. Jeta nuk është gjithmonë e lehtë dhe për ta menaxhuar mire ndaj na duhen momente të lumtura.

Lexuesja jonë dua t’ju sugjeroj gjithashtu që ti kushtoni një pjesë të kohës tuaj aktiviteteve të këndshme, të dilni me miqtë tuaj, të gatuani diçka ndryshe, të bëni një banjë relaksuese, të lexoni një libër të mire. Kënaqja me kënaqësitë e vogla do të mbajë larg mendimet negative dhe do të aktivizojë kreativitetin tuaj. Uroj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak në situatën tuaj, gjithë të mirat!/dritare.net