Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Si të ndaloj mendimet e papritura!

Si të ndaloj mendimet e papritura!

Përshëndetje Psikologe Enertila

Unë që po ju shkruaj jam një lexuesja juaj që ju ndjek vazhdimisht. Ju drejtohem pasi kam një problem me veten. Më ndodh shpesh që në kokën time hynë e dalin vazhdimisht mendime pa dëshirën time dhe me bëhen bashkë shumë mendime në mënyrë të papritur. Si mundem unë të ndaloj këtë gjendje? Ju falenderoj e punë të mbarë.

Përshëndetje lexuesja jonë

Ndonjëherë njerëzit përjetojnë mendime të papritura. Normalisht, këto mendime ndërhyrëse mund të krijojnë shqetësime edhe pse ato kanë ardhur pa lejen tonë. Ndonjëherë ato kthehen në mendime negative që janë të pakontrollueshme për personin që i përjeton. Në shumicën e rasteve, njerëzit që përjetojnë këto mendime ndërhyrëse, ose mendime negative të përsëritura, mund të besojnë se ato janë një shenjë paralajmëruese.

Mendimet nderhyrëse janë të pashmangshme. Edhe pse këto mendime janë shumë të pakëndshme, realiteti është se është normale t'i kesh ato. Ndonjëherë këto mendime mund të çojnë edhe në përjetimin e shqetësimeve shumë të forta. Për të eliminuar këto mendime negative unë sugjeroj të përpiqeni t'i analizoni ato. Në momentin që keni një mendim ndërhyrës, duhet të analizoni emocionet që ndjeni për të.

Pasi të kuptoni emocionet që ndjeni, përpiquni të kuptoni pse ndiheni kështu. Mundohu të drejtosh vëmendjen diku tjetër në një mënyrë më të përqendruar duke u shpërqëndruar nga mendimet që keni në ato momente. Shpërqëndrimi është shumë efektiv. Mendimet ndërhyrëse mund të na kufizojnë dhe të na shqetësojnë ,por nëse ju nuk mund ta kontrolloni dot situatën apo shqetësimet tuaja zgjasin ju rekomandoj të kontaktoni një specialist. Gjithë të mirat./dritare.net