Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Si të shërohem nga depresioni. Flet psikologia!

Si të shërohem nga depresioni. Flet psikologia!

Përshëndetje psikologe Enertila. Unë që ju drejtohem jam një vajzë 25 vjeç. Mendoj se vuaj nga depresioni. Ju lutem më thoni si mund të shërohem. Ju falënderoj e punë të mbarë!

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net!

Të qenit në depresion ndikon në mënyrën se si njerëzit mendojnë, ndjejnë dhe veprojnë. Depresioni mund të ndikojë si në shëndetin fizik ashtu edhe në marrëdhëniet me njerëzit. Kur e shihni veten tuaj se keni probleme me depresionin , zgjidhja më e mirë është të kërkoni ndihmë te një profesionist i shëndetit për të trajtuar simptomat dhe për të kuptuar shkakun. Për të ndihmuar në situatën depresive të cilën ju kërkoni ndihmë në këndvështrimin tim unë do t’ju sugjeroja të shmangni stresin lexuesja jonë. Një dietë e ekuilibruar mund t'ju ndihmojnë të përballoni simptomat e një çrregullimi depresiv. Lexuesja jonë mungesa e gjumit mund të përkeqësojë simptomat e depresionit, dhe është një nga karakteristikat e zakonshme të këtij çrregullimi. Për të lehtësuar gjendjen depresive , gjumi i mirë është thelbësor. Njerëzit me një çrregullim depresiv drejtohen nga alkoolizmi ose abuzimit me drogën për të përballuar simptomat e tyre në mënyrën e gabuar. Prandaj, për të kapërcyer depresionin , është thelbësore të shmangni këto lloje të substancave.

E dashur lexuesja jonë vendosni qëllime të vogla ,planifikoni aktivitete të këndshme, organizoni ditët tuaja ,fokusohuni në pozitivitet ,shmangni mendimet negative. Mbështetja nga miqtë dhe familja është thelbësore për të trajtuar simptomat e një çrregullimi depresiv. Shumë njerëz kujtojnë të kaluarën ose rikrijojnë situata negative që nuk kanë më një zgjidhje. Për të shpëtuar nga situata e depresionit është thelbësore të përpiqeni të hiqni dorë nga e kaluara ose e ardhmja dhe të përqendroheni në të tashmen. Duhet të përqendroheni në atë që keni kontroll, të tashmen. E dashur lexuesja jonë është shumë thelbësore të shkoni te një profesionist i shëndetit mendor për tu ndihmuar në rastin tuaj konkret. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak në situatën tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net