8 veshje që do ta çojnë stilin tënd në një tjetër nivel!
Dritare.net

Me ardhjen e vjeshtës, është koha të freskosh gardërobën. Nuk ke nevojë për rroba luksoze, por për disa pjesë kyçe që të bëjnë të dukesh elegante dhe e kuruar.
1. Pallto lëkure e butë – Në nuanca si kafe, karamel apo gri e errët, jep strukturë dhe elegancë çdo veshjeje.

2. Fundet “midi” me materiale luksoze – Saten, mëndafsh apo stof i rëndë që lëvizin bukur dhe duken të rafinuara. Kombinohen me çizme ose mokasina.

3. Supet e theksuara / formë arkitekturore – Bluza apo xhaketa me supet e ngritura japin qëndrim dhe forcë vizuale.

4. Xhaketat “heritage” – Tweed, kuadrate klasike apo stili “college” në materiale cilësore që shtojnë teksturë dhe stil.

5. Çizmet me taban-Me taban të trashë, rripa, apo lëkurë të fortë, japin qëndrueshmëri dhe elegancë çdo kombinimi.

6. Aksesorët me tone ari – Varëse, rripa apo bizhuteri me elemente të arta që e bëjnë veshjen të duket e shtrenjtë.

7. Kombinime ngjyrash të ndezura– Tonet si vjollcë, smerald apo kafe e errët me kontraste të guximshme.

8. Çorapet me motive – Zemra, dantella apo forma gjeometrike që shtojnë detaj dhe personalitet në fund të veshjes.

3 trende që duhen shmangur në 2025-ën
Printet e ngarkuara – Kombinimet e shumta duken të rrëmujshme, më mirë një element me print dhe pjesët e tjera neutrale.

Ngjyrat neon – Zëvendësoji me ngjyra të pasura si smerald, vishnje apo mustardë për një pamje më elegante.

Fundet tepër të shkurtër – Mikrofundet nuk janë praktike për vjeshtë; fundet “midi” japin ekuilibër dhe klas./K.C/dritare.net
