Na ndiqni edhe në

Modë

Disa tipare fizike që askush nuk e priste që do të bëheshin trendi

Disa tipare fizike që askush nuk e priste që do të bëheshin

Në vitet 1600, Peter Paul Rubens, një artist i njohur i asaj kohe pikturonte shpesh herë gra të kolme siç e kërkonte moda. Në epokën viktoriane, lëkura e zbehtë prej porcelani dhe kyçet e holla ishin trend. Ndërsa sot tendencat mund të ndryshojnë lehtësisht disa herë brenda një dekade. Ne e dimë që çdo person është tërheqës në mënyrën e vet, edhe pa ndjekur trendet. Por ka disa karakteristika fizike që janë vërtet trendi sot. Ja disa prej tyre:

Fytyrë e rrumbullakët si e Gigi Hadid

Në të kaluarën vajzat dëshironin të ndryshonin formën e rrumbullakët të fytyrës së tyre. Ata konturonin mollëzat e tyre për ta bërë formën e fytyrës të dukej më e mprehtë. Por tani, disa vajza po përpiqen të arrijnë efektin e një fytyre të rrumbullakët dhe me shkëlqim sepse është një tregues i një lëkure të re dhe të shëndetshme.

Rrënjët e dalura të flokëve të lyera

Disa tipare fizike që askush nuk e priste që do të bëheshin

Jo shumë kohë më parë, rrënjët e dalura tek flokët e lyer ishin një shenjë se ju nuk kujdeseni për veten. Por sot, shumë parukierë dhe stilistë po i kthejnë në trend.

Balluket e gjata

Disa tipare fizike që askush nuk e priste që do të bëheshin

Balluket e gjata ishin me të vërtetë të njohura në fillim të viteve 2000 dhe 2010 dhe tani ato po rifitojnë përsëri popullaritet. Gjithnjë e më shumë të famshëm po provojnë këtë model flokësh. Tek disa gra ato duken shumë bukur sepse tërheqin vëmendjen tek pjesët më të bukura të fytyrës.

Gropëzat në faqe

Disa tipare fizike që askush nuk e priste që do të bëheshin

Gropëzat në faqe kanë qenë gjithmonë një tipar fizik shumë tërheqës. Por sot, ato mund të krijohen artificialisht. Disa njerëz shtypin faqet e tyre për tu dukur gropëzat dhe para se të zhduken, ata shkrepin një fotografi. Për të ruajtur efektin për një kohë më të gjatë, mund të përdorni produkte bukurie. Për këtë, duhet të përdorni penel ngjyrë kafe dhe të vizatoni një vijë të vogël vertikale në faqe. Pastaj, përhapeni produktin me gishta.

Ngjyra natyrale e flokut

Disa tipare fizike që askush nuk e priste që do të bëheshin

Kohë më parë gratë dhe vajzat i lyenin flokët me ngjyra shumë të ndryshme nga floku i tyre natyral. Sot parukierët dhe stilistët rekomandojnë që njerëzit të vlerësojnë gjërat që u ka dhënë natyra. Tani gratë nuk e ndryshojnë ngjyrën e flokëve në mënyrë dramatike por thjesht i lyejnë flokët në një ngjyrë më të ndritshme nga ngjyra e tyre natyrale. /S.F.-dritare.net