
Foto/ Ja 8 momentet kur Kate Middleton veshi të njëjtat ngjyra me fëmijët e saj!
Dritare.net
Veshjet familjare që përputhen janë bërë mjaft të njohura vitet e fundit. Të zgjedhësh përputhjen e ngjyrave dhe veshjeve me fëmijët është diçka që shumë nëna përpiqen të bëjnë. Dhe Kate Middleton nuk bën përjashtim! Nga ngjarjet e rastësishme në raste të veçanta, hidhni një vështrim në disa nga momentet e ngjashme të veshjes mes dukeshës së Kembrixhit dhe fëmijëve të saj.
Një nga veshjet blu që Kate zgjodhi gjatë vizitës zyrtare të familjes në Gjermani në 2017-tën.
Ishte një moment i bukur kur familja u shfaq e gjitha me ngjyrë blu në Kanada. Dukesha zgjodhi një fustan ngjyrë marine, ndërsa Princi William gjithashtu një kostum marine.
Kate Middleton me një fustan të bukur livando,i ngjashëm me fustanin rozë të Princeshës Charlotte.
Në dasmën e Pippa Middleton, Dukesha zgjodhi një fustan rozë, i cili ishte koordinuar me brezin me të njëjtën ngjyrë rreth belit të Princeshës Charlotte.
Në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle, Kate dhe Charlotte i bënë të gjithë të thoshin "Awww" me pamjen e tyre të bardhë të pastër.
Dukesha zgjodhi një fustan të adhurueshëm me ngjyrë krem nga Alexander McQueen, i cili u plotësua me një rrip flokësh me ngjyrë bezhë që përputhej me veshjen krem të Prince Louis për ceremoninë e tij të pagëzimit.
Në një festim të ditëlindjes së Mbretëreshës në 2016, Kate zgjodhi një fustan të bardhë dhe një kapelë që përputhej me fustanin rozë të Charlotte.
Ndërsa vizituan kishën në ditën e Krishtlindjes në vitin 2016, Kate zgjodhi një pallto burgundy që përputhej me getat e Charlotte./M.T/dritare.net

















