Kjo veshje e Inés de Ramón do bëjë namin këtë vjeshtë!
E Enjte 12 Shtator 2024, 16:04
Dritare.net
Sezoni i vjeshtës mund të ketë filluar, por Inés de Ramón tashmë ka veshur një nga tendencat që do të shohim më shumë këtë sezon vjeshtë/dimër: setet njëngjyrëshe.
Teksa shëtiste rrugëve të Nju-Jorkut me Brad Pitt, ajo kishte veshur një set kashmiri me nuancë deveje që kombinonte një pulovër me mëngë të shkurtra me një midifund.
Seti ishte një krijim i Lisa Yang dhe ishte një zgjedhje që shkoi në mënyrë perfekte me një çantë të bardhë Peekaboo nga Fendi dhe stiletto ngjyrë bezhë Christian Louboutin me të cilat ajo zgjodhi të kompletonte look-un./K.C/dritare.net