Krijohet çanta më e shtrenjtë në botë për të shpëtuar oqeanet!
Dritare.net
Çanta më e shtrenjtë në botë është krijuar për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për ndotjen e oqeaneve. Artikulli kushton 5.3 milionë euro, 800 000 prej të cilave do të shkojnë për pastrimin e oqeaneve.
E bërë nga lëkura e aligatorit, gjysmë shkëlqyese, çanta është zbukuruar me një spilë diamanti dhe 10 flutura prej ari të bardhë me safire, diamante dhe turmalina, një total prej 130 karatësh.
Duhen 1.000 orë për të bërë secilën çantë, dhe ka vetëm tri prej tyre në dispozicion.
Marka luksoze italiane "Boarini Milanesi", që krijoi çantën është e shqetësuar për ndikimin e plastikës jo-biodegraduese në ruajtjen detare.
"Kohët e fundit, unë kam parë edhe më shumë plastikë në det sesa kur isha fëmijë, për shkak të pandemisë dhe të gjitha dorezave dhe maskave që po hidhen pa kujdes", tha bashkëthemeluesi i kompanisë Matteo Rodolfo Milanesi.
Çanta u frymëzua nga kujtimet e babait të tij, i cili vdiq kur Milanesi ishte adoleshent.
"Ne e kalonim çdo verë në det, midis Greqisë dhe Turqisë dhe unë isha më i lumtur kur do të shkonim në udhëtime me anije midis ishujve. Edhe pse turizmi masiv ishte ende shumë larg, ne shpesh shihnim qese plastike që notonin mbi ujë ose copa katrani që dilnin nga cisternat e naftës. Babai im zhytej në ujë për të marrë qeset dhe shishet në sipërfaqe", ka thënë ai./M.M-dritare.net