Na ndiqni edhe në

Modë

Nga takat, te rikthimi i aksesorëve të princeshës Diana/ Kate dhe Sophie yjet që spikatën në funeralin e Princit Philip

Nga takat, te rikthimi i aksesorëve të princeshës Diana/ Kate dhe

Ka shumë pak vend për alternativa kur bëhet fjalë për veshjen për një funeral ceremonial mbretëror.

E zeza është e marrë nga Mbretëresha Victoria, e cila e vendosi këtë ngjyrë veshjeje pas vdekjes së mbretit Albertit në 1861-shin. Për gratë, një kapelë ose shami koke, geta të zeza dhe më e rëndësishmja, perlat për të treguar lotët, një traditë që nga kohërat romake.

Vetëm diamante të bardha, asgjë me ngjyrë. Veshja për një funeral është shumë më e vështirë sesa për një martesë, s’duhet të ketë asgjë me ngjyrë, asgjë që bërtet “më shiko!”, sidomos kur është funerali i parë mbretëror i epokës së Instagramit. Ky ishte dhe funerali i parë mbretëror ku pjesëmarrësit mbanin maska, ajo e Mbretëreshës ishte me cepa të bardha, e cila ndihmoi për të theksuar fytyrën e saj.

Nga takat, te rikthimi i aksesorëve të princeshës Diana/ Kate dhe

Kjo do të thoshte se mbretëroret duhet të punonin pak më shumë me look-un e tyre. Mbase kjo është dhe arsyeja pse gratë mbretërore vendosën të dilnin me taka, pavarësisht kalldrëmit, mermerit dhe shkallëve.

Nga takat, te rikthimi i aksesorëve të princeshës Diana/ Kate dhe

Kate ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendje. Dukesha e Kembrixhit i kishte kapur flokët në mënyrë të përsosur, kishte bërë një make-up që theksonte sytë dhe vetullat mbi maskën e saj të zezë. Zgjedhja e saj si Catherine Walker për t’i dhënë formë titullit të saj të princeshës me një pallto të zezë është jashtëzakonisht domethënëse. Për të dizajnuar këtë pallto, ajo zgjodhi shtëpinë e modës që ishte e preferuara e Dianës. Kjo tregon se ajo ka mësuar edhe nga Mbretëresha, duke mbajtur dekoltenë të ulët. Fustani poshtë palltos ishte nga Roland Mouret, dizajner i lindur në Francë, me qendër në Londër. Ajo që Kate zgjodhi të veshë në një ditë kaq historike po shihet si një zgjedhje ikonike.

Nga takat, te rikthimi i aksesorëve të princeshës Diana/ Kate dhe

Veshja e saj ishte e patëmetë. Sipas mediave britanike edhe aksesorët e vendosur nga Dukesha tregonin disa detaje të rëndësishme mbi ceremoninë dhe rregullat e saj. Dukesha e Kembrixhit kishte vendosur në qafë gjerdanin katër reshta me perla japoneze të Mbretëreshës, të cilin ajo e vendosi më parë në përvjetorin e martesës së Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut në 2017-ën. Dukesha gjithashtu mbante vathët e perlave Bahrain të Mbretëreshës, të bëra nga perlat e dhuruara me rastin e martesës së Mbretëreshës me Princin Philip në 1947.

Nga takat, te rikthimi i aksesorëve të princeshës Diana/ Kate dhe

Ylli tjetër në këtë funeral ishte Kontesha e Wessex. Ajo zgjodhi një fustan me pëlhurë mëndafshi të përshtatur me krem prej sateni mëndafshi ndryshe, nga Suzannah London, e cila stiloi edhe fustanet e dasmave të princeshave Eugenie dhe Beatrice.

Nga takat, te rikthimi i aksesorëve të princeshës Diana/ Kate dheNga takat, te rikthimi i aksesorëve të princeshës Diana/ Kate dhe

Ndërsa mbretëresha ishte veshur nga stilistja e saj private dhe e besuara, Angela Kelly. Ajo kishte vendosur karficën me perla dhe diamante të gjyshes së saj Mbretëresha Mary./K.C/dritare.net

Nga takat, te rikthimi i aksesorëve të princeshës Diana/ Kate dhe