
Vajza! Këto stile veshjesh do të bëjnë namin këtë pranverë!
Dritare.net
Për ne pranvera erdhi që në shkurt, pasi dielli i nxehtë bëri që të nxirrnim nga gardëroba veshjet e pranverës. Por shumë pak ditë na ndajnë nga ardhja zyrtarisht e pranverës, vetëm 8. Megjithëse shumë prej nesh vazhdojnë të punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë, disa mund të jenë lodhur nga veshja e së njëjtë bluze apo kostumi çdo herë.
Kështu që dritare.net po ju sjell disa veshje pune pranverore për t'ju frymëzuar dhe motivuar. Dhe nëse nuk ju frymëzojnë, të paktën do të dukeni bukur ndërsa shtyni kohën!
Janë idealet për ndonjë prezantim pune ose për një drekë. Mos harroni t’i shtoni dhe ndonjë aksesor elegant.
Por pavarësisht situatës në të cilën ndodheni, punë, shkollë, shtëpi, kafe ndryshimi i stinëve është gjithmonë një justifikim i mirë për të bërë pazar dhe për ta mbushur gardërobën me veshje të reja.
Por sigurohuni që t’i fusni në një vend të mirë rrobat që do të largoni për të hapur më shumë vend në gardërobë. Asnjëherë nuk ikin nga moda. Dhe po ikën, do të vijë një kohë që do të kthehen në modë prapë e prapë.
Ku e lamë? Ah, po. Ja ku keni disa ide të këndshme veshjesh për pranverë. Mos i humbisni!/K.C/dritare.net

















