Na ndiqni edhe në

Moti

Alternime dhe reshje shiu, si do të jetë moti gjatë orëve në vazhdim!

Alternime dhe reshje shiu, si do të jetë moti gjatë orëve

Moti në orët në vijim pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas parashikimit nga SHMU, nesër priten alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët e deri mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

· në zonat malore 8 deri 21°C

· në zonat e ulëta 11 deri 22°C

· në zonat bregdetare 13 deri 24°C./M.K-dritare.net