
Reshjet e dëborës kanë përfshirë sot zonat malore të qarkut të Kukës, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej. Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke sjellë një rikthim të papritur të dimrit në mes të pranverës.
Sipas autoriteteve vendore, deri tani nuk raportohen probleme në qarkullim, ndërsa rrugët kryesore mbeten të hapura dhe në monitorim. Trashësia e borës në disa zona ka arritur disa centimetra.
Fenomeni konsiderohet i pazakontë për stinën, duke ngritur shqetësime për ndikim të mundshëm në kulturat bujqësore, veçanërisht pemët frutore në fazë lulëzimi. Fermerët dhe strukturat përkatëse po e ndjekin situatën në vazhdimësi./K.C/dritare.net