Na ndiqni edhe në

Moti

Bomba meteorologjike godet vendet evropiane. Gjashtë të vdekur nga stuhia Ciaran 

Bomba meteorologjike godet vendet evropiane. Gjashtë të vdekur nga


Në 24 orët e fundit, shumë vende të kontinentit janë vënë në alarm të kuq pasi stuhia Ciaran përfshiu rajone të ndryshme. Meteorologët e quajnë këtë fenomen si bomba meteorologjike. Gjashtë persona kanë vdekur nga rrëzimi i pemëve: një shofer kamioni në rajonin Aisne të Francës, një burrë në qytetin holandez Venray, një grua në qendër të Madridit, një person në Gjermani dhe dy të tjerë në Belgjikë.

Bomba meteorologjike godet vendet evropiane. Gjashtë të vdekur nga
Erërat e forta kanë goditur shumë pjesë të Italisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Holandës dhe reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe të shkaktojnë probleme serioze në rrjetet rrugore, hekurudhore dhe ajrore./K.C/dritare.net