Shqipëria u mbulua një ditë më parë nga dëbora. Edhe Korça tanimë është nën petkun e bardhë të dëborës.
Situata është normalizuar në pjesën më të madhe të akseve rrugore pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës. Problem ka në furnizimin me energjinë elektrike të disa fshatrave në bashkitë e Pogradecit dhe Maliqit. Ndërsa në Voskopojë e Dardhë, janë shtuar rezervimet e turistëve për të kaluar fundjavën.
Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës shkaktuan bllokimin e rreth 300 automjeteve në bypassin e Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit dhe 100 automjeteve të tjera në aksin Maqellarë-Peshkopi. Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës, është bërë zhbllokimi dhe kriposja e rrugëve. Pjesa më e madhe e automjeteve që ishin nisur nga Tirana për në Dibër u kthyen mbrapsht./K.C/dritare.net