
Skuadra e Dinamos është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025/2026, në sezonin e 74-t të këtij kompeticioni, pasi mposhti në finale Egnatian me rezultatin 3-2. Golat për skuadrën kryeqytetase u shënuan nga Malomo, Bregu dhe Mustafa, ndërsa për rrogozhinasit realizuan Buric dhe Adjesa.
Ndeshja u karakterizua nga episode të forta dhe përjashtime. Egnatia mbeti me 10 lojtarë që në fillim pas kartonit të kuq të Bakajokos, ndërsa në pjesën e dytë edhe Dinamo u reduktua në numër lojtarësh, pasi Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Pavarësisht baraspeshës numerike në fushë, skuadra e Ilir Dajës arriti të menaxhojë ndeshjen dhe të sigurojë trofeun e 15-të të Kupës së Shqipërisë në historinë e klubit.
Për Egnatian kjo ishte finalja e pestë në total, ndërsa rrogozhinasit kanë triumfuar dy herë më parë, në vitet 2023 dhe 2024./K.C/dritare.net