
Do të ketë shi këtë fundjavë? Ja çfarë parashikon sinoptikania Adiola Bani!
Dritare.net
A do të ndryshojë moti këtë fundjavë? Do të ketë shi apo diell? Sipas sinoptikanes së Meteoalb Adiola Bani, kjo fundjavë do të paraqitet dinamike.
"Dita e sotme ka nisur me kthjellime dhe herë pas here do të kemi kalime vranësirash ndërsa reshjet do të jenë të papërfillshme kryesisht në zonat jugore vetëm gjatë orëve të vona të mbrëmjes. E diela paraqitet me vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, të cilat në zonat jugore do të sjellin herë pas here rebeshe afat shkurtra shiu. Më pak reshje presim në zonat qëndrore dhe ato lindore.
Ndërsa veriu i Shqipërisë paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Përsa i përket temperaturave të ajrit sot do të kemi rritje përgjatë orëve të mesditës me të paktën 2 gradë duke bërë që termometri të ngjitet edhe në 31 gradë celsius. Ndërsa e diela për shkak të vranësirave do të ketë rënie të temperaturave të ajrit jo vetëm gjatë mëngjesit, por edhe gjatë mesditës duke bërë që vlera ditore të luhatet nga 11 deri në 29 gradë celsius.",- u shpreh sinoptikania Bani. Ndiqeni parashikimin e plotë të motit në videon më poshtë!/M.T/dritare.net

















