
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Dita e enjte do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta
dhe intervale të shkurtra me kthjellime, por duke ju afruar mesditës do ketë
zhvillim të vranësirave konvektive në zonat jugore dhe gjysmën Lindore duke
sjellë shira afatshkurtër në këto zona Ndërsa veriperëndimi mbetet me
kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme. Këto kushte atmosferike do të
mbizotërojnë deri në mbrëmje kur moti përmirësohet përkohësisht.
Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në mëngjes por edhe në mësditë duke
luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 28°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor
ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim i ulët.
Kosova
Kthjellime dhe vranesira do te karakterizojne motin ne Republiken e Kosovës
deri pas – mesdite kur pritet zhvillim i vranesirave ne zonat jugore-juglindore
duke sjelle rrebeshe te izoluara shiu, me te dukshme ne Gjilan dhe Gjakove.
Oret e pasdites sjellin permiresim te dukshem te motit duke ri-sjelle kthjellimet
ne territorin e kosoves. Temperaturat e ajrit do te rriten lehte ne mengjes POR
mesdita sjell renie te ndjeshme te tyre duke u luhatur nga 10°C deri në 23°C.
Era do fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 45 km/h, nga drejtimi veri-
verilindor.
Maqedonia e Veriut
Dita do te nise me kthjellime POR duke ju afruar oreve te mesdites priten
zhvillim i vranesirave konvektive duke sjell rrebeshe shiu pothuajse ne te gjithe
republiken MV. Parashikohet qe pasditja te sjelle permiresim te motit dhe per
pasoje kthjellimet do te jene dominante. Temperaturat e ajrit do te pesojne
rritje te lehte ne oret e mengjesit POR mesdita sjell renie me te ndjeshme te
tyre./M.T/dritare.net

















