Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Deri në orët e pasdites parashikohet që Shqipëria të jetë në
ndikimin e motit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU më të shpeshta
vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Qëndrore. POR orët e vona të
pasdites dhe kryesisht mbrëmja i bën më të dukshme vranësirat në këto zona,
KU dhe pritet të ketë reshje shiu të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat
ditore nga 13°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor -
Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 Ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta mbizotërojnë kushtet
atmosferike në republikën e kosovës deri pak pas mesditës. Parashikohet që
kushtet e motit të vijojnë po njësoj edhe pasdites dhe natës. Temperaturat e
ajërit do të luhaten nga 12°C mëngjesi deri në 26°C mesdita.
Maqedonia e Veriut
Paraditja vijon në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe kthjellimeve të pakta
në republikën e MV. POR mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale dhe shira
afatshkurtër në zona të izoluara. Parashikohet që orët e vona të pasdites të
sjellin largim të vranësirave dhe reshjeve nga Mv./M.T/dritare.net