Na ndiqni edhe në

Moti

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku herë pas herë do ketë zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra dhe të izoluara shiu në të gjithë territorin kryesisht në veri dhe qëndër. Por intervalet me kthjellime do të jenë të shpeshta përgjatë 24-orëshit​.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 - 3 ballë./L.F-dritare.net