
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave në vend KU zonat
veriore dhe zona te izoluara ne qënder te vendit te rrezikohen nga momente me
pika shiu. Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të dukshme të motit duke bërë
që kthjellimet të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit. Gjatë natës i gjithë
vendi karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në
mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi
Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të
vranësirave. POR parashikohet që vranësirat të shtohen përkohësisht në orët e
mesditës duke gjenruar shira te perkoheshem, gjate oreve te pasdites dhe ne
vijim do te kete dobësim gradual te vranësirave në territorin e Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Pjesa më e madhe e ditës në MV do të jetë e kushtëzuar nga kthjellimet dhe
vranësirat e pakta, KU herë pas here në intervale të shkurtra kohore do të
bëhen më të dukshme. POR orët e mbrëmjes i theksojnë vranësirat në
Juglindje të MV./M.T/dritare.net

















