Na ndiqni edhe në

Moti

Keni plane në fundjavë? Ja si do të jetë moti!

Keni plane në fundjavë? Ja si do të jetë moti!

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e mbrëmjes së ditës së shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet deri në orët e para të mëngjesit të ditës së diel. Gjatë ditës së diel reshjet e shiut do të jenë herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Temperaturat do të luhaten nga 11 gradë celsius në vlera minimale, në 29 gradë celsius në ato maksimale./K.C/dritare.net