Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e hënë dhe të martë. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.
Për ditët e hënë, e martë dhe pjesërisht e mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura, si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Ndërsa nga mesjava e në vazhdim kur pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar. Në relievet malore në lartësit mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar, si dhe rënie të temperaturave që do të luhaten nga -4 deri në 16 gradë celsius./K.C/dritare.net