Na ndiqni edhe në

Moti

Lajme të mira nga moti për fundjavën! Rriten temperaturat

Lajme të mira nga moti për fundjavën! Rriten temperaturat

Prej dy ditësh Shqipëria është pushtuar nga moti i paqëndrueshëm. Ulja e temperaturave riktheu shiun dhe reshjet e borës nga veriu në jug të vendit. Mëngjesin e sotëm bora shkaktoi probleme me qarkullimin në Llogora, Bulqizë, Korçë dhe zona të tjera të vendit.

Sinoptikanët thonë se gjatë ditëve në vijim pritet një përmirësim i kushteve atmosferike. Nga pasditja e sotme Shqipëria do të karakterizohet nga moti i mirë dhe me diell. Për fundjavën vijnë lajme të mira sepse presim kohë me temperatura relativisht të mira.

Prej të shtunës vlerat minimale të temperaturave do të jenë -3 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale 17 gradë celsius. Nisur nga këto vlera termike duket se pranverës do t’i duhet edhe disa ditë që të vijë dhe qytetarët duhet të presin edhe ca për të shijuar pranverën e ngrohtë!/K.C/dritare.net