Largohen reshjet e shiut dhe dëborës, e diela sjell ngrica!
Dritare.net
Fundjava nisi me reshje shiu, borë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Masat ajrore të ftohta me origjinë polare shkaktuan reshje me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zonat malore, në verilindje në lartësinë mbi 200 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra, pati reshje bore, parashikon SHMU.
Por duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së sotme, presim një përmirësim gradual të kushteve meteorologjike, ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor. Dita e diel parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek./M.K-dritare.net