Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli një sistem me vranësira fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër , të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi. Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 33°C mesdita.

Ulja e temperaturave dhe afrimi i reshjeve të shiut rrit edhe shpresat për shuarjen e zjarreve në veri të vendit./M.T/dritare.net