Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Moti për ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, kjo si pasojë e ndikimit të Anticiklonit Afrikan i cili sjellë me vete jo vetëm masa ajrore të thata por edhe të nxehta.

Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që gjatë gjithë ditës moti të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por edhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu tepër afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut. Temperaturat minimale do të luhaten 14-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 26-29°C në veri, 31-33°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit./M.k-dritare.net