Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Moti sot pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku priten kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore.

Sipas parashikimit nga SHMU, përgjatë maleve në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 14m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

· në zonat malore 4 deri 17°C;

· në zonat e ulëta 12 deri 24°C;

· në zonat bregdetare 13 deri 24°C./M.K-dritare.net