Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!
E Mërkurë 1 Nëntor 2023, 07:07
Dritare.net
Për ditën e sotme pritet një përmirësim i lehtë kushteve atmosferike për vendin tonë si pasojë e një situate pasfrontale.
Sipas parashikimit nga SHMU, priten kthjellime dhe alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare dhe të dendura. Në orët e mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 19°C;
në zonat e ulëta 11 deri 26°C;
në zonat bregdetare 13 deri 25°C.