Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Moti sot pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas parashikimit nga SHMU,priten alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët e deri mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

· në zonat malore 8 deri 21°C

· në zonat e ulëta 11 deri 22°C

· në zonat bregdetare 13 deri 24°C./M.K-dritare.net