Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin mot të paqëndrueshëm këtë të premte.

Sipas parashikimit nga SHMU, reshjet nisin në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në veri dhe përgjatë ultësirës Perëndimore ndërsa në mesditë presim shtim intensiteti të tyre me rrebeshe e stuhi në pjesën më të madhe të vendit. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-8m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të jetë intensive dhe në formën e tufanit me shpejtësi 13-25m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat në vlerat minimale do të jenë 6°C ndërsa vlerat maksimale nuk i kalojnë 25°C./M.K-dritare.net