*Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Shqipëria
Deri në mesditë mbetemi në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut në vendin tonë. Por pas mesditës dhe orët vijuese sjellin largim të vranësirave dhe rikthim të motit të kthjellët në Shqipëri. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.MTemperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të kushtëzojnë motin në Kosovë. Për pasojë: vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim dhe sjellin reshje të pakta e të izoluara dominojnë deri pasdite kur kemi përmirësim të motit dhe ri-kthim të kthjellimeve. Temperaturat e ajërit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 3 deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë motin në MV duke sjellë edhe reshje të pakta e të izoluara shiu. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti kthjellohet gradualisht./M.M-dritare.net