Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Zonat bregdetare dhe të ulta paraqiten me mot të kthjellët duke filluar nga orët e para të ditës, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do kenë herë pas herë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë pasdites dhe natës. Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Kosova
Mbetet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta pjesa e parë e ditës në Republikën e Kosovës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash duke krijuar mundësinë për ndonjë shi të izoluar në skajin verior të saj. Temperaturat e ajërit do të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C mëngjesi deri në 34°C mesdita. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten me kthjellime në MV. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht vranësirat shtrihen në të gjithë vendin./M.M-dritare.net