Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit sot!

Parashikimi i motit sot!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke
kushtëzuar alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë.
POR pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin shpeshtim të vranësirave
kryesisht në zonat veriore duke sjellë ndonjë shi të papërfillshëm.Temperaturat
e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga
12°C deri në 31°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor
ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e një qënder e presionit lartë
atmosferik e vendosur mbi ballkan dhe për pasojë moti do të jetë kryesisht i
kthjellët. Vranësira të pakta do të shfaqen gjatë orëve të pasdites ku më të
dukshme paraqiten në Rafshin e Dukagjinit. Gjatë natës vranësirat përfshijnë të
gjithë territorin e kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke shënuar
vlera më e lartë në Gjakovë e Prizren. Era do të fryjë e lehtë gjatë ditës por
pritet të forcohet natën duke arritur shpejtësinë 40- km nga drejtimi veri-
verilindor.
Maqedonia e Veriut
Deri pasdite moti në MV paraqitet me kthjellime, por më pas vranësirat shfaqen
në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin por pa mundur të
sjellin shira. Edhe nata vijon në të njëtat kushte atmosferike./M.M-dritare.net