Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit sot!

Parashikimi i motit sot!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i kthjellimeve në territorin shqiptar, deri në mesditë kur vranësirat do të shfaqen fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë vendin. Megjithëse vranësirat do jenë të pranishme nuk parashikohet të ketë reshje. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten pa ndryshuar në mësditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 29°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranesirave te pakta paraqitet republika e Kosovës, ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin vranesira me te sheshta POR mundesia per reshje thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferes do te na shoqeroje edhe gjate nates. Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje ne te dy vlerat ekstremale duke u luhatur nga 11°C deri në 26°C. Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h, nga drejtimi veri - Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojne kushtet e motit ne Republiken e MV deri ne mesdite kur pritet permiresim i motit dhe per pasoje kthjellimet do te jene prezent ne te gjithe rajonin. Temperaturat e ajrit do te
pesojne rritje duke shenuar vleren maksimale ne shkup me 25 grade C./M.M-dritare.net