
Këtë fundjavë moti pritet të jetë me alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.
Ditën e shtunë dhe të diel parashikohen vranësira të shpeshta dhe në disa zona mund të ketë reshje shiu, veçanërisht në ultësirën perëndimore dhe zonat pranë bregdetit. Temperaturat gjatë ditës do të luhaten rreth 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa gjatë natës do të zbresin në 4 deri në 8 gradë./K.C/dritare.net