
Kjo fundjavë pritet të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e Shqipërisë, me alternime mes kthjellimeve dhe reshjeve të herëpashershme.
Dita e shtunë do të nisë me mot relativisht të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, ku nuk do të mungojnë intervalet me diell. Megjithatë, gjatë mesditës dhe pasdites pritet shtim i vranësirave, duke sjellë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore. Temperaturat do të luhaten nga 10°C në mëngjes deri në 20°C në mesditë.
Edhe dita e diel do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë më të dendura dhe reshjet e shiut më të shpeshta, veçanërisht në zonat malore dhe juglindore. Në disa zona mund të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra. Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të lehtë, me vlera nga 9°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga kuadrati jugor, duke shkaktuar dallgëzim të moderuar në brigjet detare./K.C/dritare.net