Na ndiqni edhe në

Moti

Plane për fundjavë? Ja si parashikohet moti!

Plane për fundjavë? Ja si parashikohet moti!

Fundjava pritet të sjellë mot tipik pranveror në Shqipëri, me alternime kthjellimesh, vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në zonat malore dhe verilindore të vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të mbeten të ngrohta, duke u luhatur nga 22 deri në 28 gradë celsius në shumë qytete të vendit.

E shtuna pritet të nisë me mot relativisht të qëndrueshëm në ultësirën perëndimore dhe bregdet, ndërsa gjatë orëve të pasdites parashikohen reshje lokale shiu në disa zona të brendshme dhe malore. Në qytetet bregdetare moti do të jetë më i favorshëm, me kthjellime dhe temperatura pranverore.

Ndërkohë, dita e diel do të sjellë më shumë kthjellime sidomos në bregdet dhe në pjesën qendrore të vendit, megjithatë nuk përjashtohen reshje të dobëta dhe kalimtare në verilindje dhe zonat malore. Meteorologët theksojnë se fundi i muajit maj po shënon gradualisht hyrjen në temperatura më të larta, duke dhënë sinjalet e para të sezonit veror./K.C/dritare.net