Rreziku i përmbytjeve nga moti i keq/ Mbrojtja Civile thirrje për gatishmëri!
E Mërkurë 28 Janar 2026, 19:07
Dritare.net

Sot dhe nesër paradite priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkon rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.
Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.
Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile./K.C/dritare.net
