Na ndiqni edhe në

Moti

Rriten temperaturat/ Ja si do të jetë moti sot!

Rriten temperaturat/ Ja si do të jetë moti sot!

Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por orët vijuese i bëjnë më të dukshme vranësirat në territor, ku në zonat e thella malore do të krijohen mundësi të pakta për reshje te izoluara.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 - 4 ballë./K.C/dritare.net